leoni

Kryetari Kastrati priti në takim pune zv.ministren Çavdarbasha

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Kransiqi, e kanë pritur në takim pune zëvendësministren e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Linda Çavdarbasha. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtorët komunal, Avdi Morina dhe Arbëresha Kransiqi, ndërsa takimi ishte me karakter pune, ku është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të komunës dhe MMPHI. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, pasi e ka falënderuar zëvendësministren Linda Çavdarbasha për vizitën, është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj me MMPHI, në projekte me interes për qytetarët e Komunës së Malishevës. Po ashtu edhe zv.ministrja Çavdarbasha, është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar në realizmin e projekteve që kanë rëndësi për komunën dhe qytetarët. Temat e diskutimit ishin ato të infrastrukturës, përkatësisht për digën në liqenin Mirusha, pastaj mundësia e pastrimit të lumit Mirusha, hartat zonale, mundësia e ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza dhe projekte të ngjashme me interes për qytetarët e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …