Arben Gashi, Shef i grupit parlamentar të LDK-së, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se pozicionimi i kryeministrit, Albin Kurti në dialogun me Serbinë është i dëmshëm dhe i rrezikshëm, i cili është shprehur se marrëveshja, e cila po negociohet nuk është finale. Arben Gashi ka thënë se katër faktet e përmendura nga Albin Kurti, kanë lëvizur në mënyrë drastike boshtin e qëndrimeve institucionale të Kosovës. Sot e kemi thirr në vazhdën e seancës e cila pat zhvillime të paparashikueshme dhe deklarime të jashtëzakonshme nga ana e kryeministrit, i cili deklaroi se marrëveshja, që po negociohet nuk është marrëveshje finale, nuk është ligjërisht e obligueshme dhe nuk ka garanci ndërkombëtare sa i përket njohjes reciproke. Këto ishin katër fakte për të cilat ne i morëm vesh zyrtarisht nga kryeministri Kurti, të cilat vlerësojmë që e dëmtojnë shumë pozicionin e Kosovës në bisedime me Serbinë”, ka thënë, Arben Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …