Avokati Salih Mustafës, i cili është dënuar me 26 vjet burg për gjoja krime lufte, ka parashtruar apel ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë. Pas kësaj, kryetarja e Gjykatës, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit, që do të trajtojë ankesën e tij ndaj aktgjykimit. Pas dorëzimit të njoftimit për apel nga mbrojtja e Mustafës më 2 shkurt, kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë nga Michele Picard, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për të vendosur mbi apelin kundër aktgjykimit, të shpallur më 16 dhjetor 2022”, thuhet njoftimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …