Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim miqësor kancelarin e Organizatës së Ambasadorëve të Paqes Botërore, Giuseppe Prete. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj z. Prete rreth sfidave dhe të arriturave të komunës në sfera të ndryshme. Gjithashtu u diskutua edhe për fillimin e bashkëpunimit me regjionin e Kalabrisë, konkretisht binjakëzimin me të. Përndryshe, kryetari Haliti është ambasador i shumëfishtë i Paqes. Në fund të takimit z. Prete e ka nderuar kryetarin Haliti, me një mirënjohje.