Ish-kryetari i Rusisë dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dimitri Medvedev, duke folur lidhur me planet e kryetarit amerikan, Joe Biden i cili dëshiron të kandidojë për mandatin e tij të dytë, ka “demencë progresive” por që nuk është pengesë për t’u rizgjedhur në krye të vendit, transmeton Anadolu. Medvedev tha se Biden, i cili është 80-vjeç, ka ngatërruar emrat dhe datat, humbet në zyrën e tij dhe mban dokumente sekrete në garazhin e shtëpisë së tij. Kryetari amerikan shpenzoi më shumë se 100 miliardë dollarë për një vend në kolaps të panjohur për amerikanët e zakonshëm, tha ai, duke iu referuar mbështetjes së Uashingtonit për Ukrainën. Amerika për të gjitha problemet e saj ekonomike fajëson Rusinë. Medvedev tha se kryetari amerikan Xho Biden “nga hutia mund të fillojë Luftën e Tretë Botërore”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …