Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një telefonate. Ai e ka mirëpritur pranimin e planit evropian nga Albin Kurti për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Chollet ka kërkuar zbatimin e këtij plani në mënyrë që të dyja vende të përfitojnë. Tani na duhet zbatimi për të siguruar përfitime të rëndësishme për të dy vendet, ka saktësuar këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet. Albin Kurti tashmë ka pranuar planin gjermano frëng për modelin e dy gjermanive, të cilat ishin pranuar që të dyja në OKB dhe më në fund u bashkuan në një shtet të vetëm.
