Partia e Punëtorëve të Kurdistanit ndalon armiqësitë me turqit për të lehtësuar rimëkëmbjen pas tërmeteve shkatërruese

Militantët nga Partia e Punëtorëve e Kurdistanit kanë njoftuar se do të ndalin përkohësisht armiqësitë me turqit për të lehtësuar punën e rimëkëmbjes pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë juglindore dhe pjesë të Sirisë. Një nga themeluesit e PKK-së, Xhemil Baxhik, tha se “mijëra njerëz tanë janë nën rrënoja” dhe u kërkoi atyre të përqendrohen në rimëkëmbje dhe jo në luftë. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave tona të përfshira në veprime ushtarake: të ndalojnë veprimet ushtarake në Turqi – metropole dhe qytete”, tha ai. Bajik tha se pauza në luftime do të zgjasë “derisa dhimbja e popullit tonë të lehtësohet dhe plagët e tyre të shërohen”, raporton al-xhazira PKK-ja është në listën e organizatave terroriste të shtetit turk dhe Bashkimit Evropian ndërsa po lufton për krijimin e një shteti të tyre në rajonet kurdë në Siri dhe në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …