Natasha Kandiq

Natasha Kandiq: Nëse Serbia i vë sanksione Rusisë, ajo nuk do ta pengojë Kosovën të bëhet anëtare e OKB-së

Kryesuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq  thotë se deklarata e ambasadorit rus në Serbi, Aleksandar Harçenko, duhet marrë si paralajmërim për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, se nëse ai vendos sanksione ndaj Rusisë, Kremlini zyrtar  do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në OKB. Mesazhet e  ambasadorit rus në Beograd janë më shumë një paralajmërim për Aleksandar Vuçiqin. Rusia do të votojë në Këshillin e Sigurimit për anëtarësimin e Kosovës në OKB nëse Serbia vendos sanksione, ka saktësuar, Natasha  Kandiq. Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Harçenko, është pyetur nga Agjencia Beta se në çfarë kushte do të pranonte anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ai është përgjigjur se aktualisht Rusia nuk e njeh Kosovën dhe se në rrethanat e tilla nuk mund të zgjidhet çështja e saj. Tani është e pamundur t’i përgjigjemi pyetjes suaj, sepse askush nga ne në këtë moment nuk e di se si do të zgjidhet përfundimisht çështja e Kosovës. Çështja e Kosovës do të zgjidhet në kushte të tjera gjeopolitike që do të lindin pas përfundimit të konfliktit mes shteteve të Perëndimit dhe Rusisë. Në kushtet aktuale gjeopolitike, nuk është e mundur një zgjidhje afatgjatë për disa çështje të hapura rajonale, përfshirë edhe Kosovën, theksoi ambasadori rus, Aleksandar Harçenko.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …