Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka vlerësuar se koeficienti i pagave prej 105 euro, po dëmton punëtorët e të gjithë sektorëve. “Ligji i Pagave dhe përcaktimi i koeficientit i cili është premtuar më shumë dhe është marrë vendim më pak e dëmton drejtpërdrejtë punëtorët e sektorëve të ndryshëm me sektorin publik, po ashtu edhe me sektorin privat prandaj ish dashtë që në kuadër të kësaj krize që neve po na prek vazhdimisht dhe jemi duke u përballuar me të edhe pagat të rriten në nivel të inflacionit, në nivel të devalvimit të euros dhe të rritjes së çmimeve. Nisur nga ky fakt, edhe 135 euro, koeficienti është i vogël, por Qeveria e vendit e ka bërë një vendim jo transparent deri në momentin e fundit e me gjasë, Sindikatat në këtë rast e kanë humbur fuqinë e vet për të lobuar më shumë për punëtorët e sektorit publik dhe po pajtohen. Punëtorët e shumë sektorëve kanë pakënaqësi të madhe dhe Qeveria duhet të dëgjojë zërin e tyre” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, ekonomisti, Agim Shahini.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …