Disa nënoficerë të Ushtrisë së Shqipërisë dhe nënoficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, po kryejnë stërvitje të përbashkëta në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë. Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka shkruar se pjesëmarrësit në këto stërvitje, po tregojnë rezultate të larta. “Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët tanë së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses Kursin bazik të nënoficerit. Kursi tetëjavor përmbante pjesën teorike dhe atë praktike me qellim të përgatitjes së kursantëve si komandant të skuadrës. Mirënjohje dhe falënderim i madh për instruktorët e QAPN dhe urime për nënoficerët për certifikimin dhe suksesin e treguar. Së bashku çdoherë jemi më të fortë” ka shkruar ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …