leoni

Bëhen përgatitjet për hapjen e pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës

Bëhen përgatitjet për hapjen e pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, zyrtarë të komunës së Dardanës si dhe përfaqësues të Policisë dhe Doganave. Temë kryesore e këtij takimi ishte ndërtimi i pikëkalimit të ri kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në lokacionin Kapi të Sfircës, për të cilën është arritur pajtimi në Bruksel në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim ndërkufitar. Me këtë rast, përfaqësuesit e Policisë bënë me dije se është hartuar projekti dhe kanë filluar procedurat e tenderimit dhe kontraktimit, ndërsa nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor konfirmuan  se kanë përfunduar procedurat e shpronësimit dhe në vijim është procedura e pajisjes me lejet përkatëse. Përurimi i fillimit të punimeve pritet të bëhet në shtator të këtij viti. Rëndësia e hapjes së këtij pikëkalimi vlerësohet se është jetike për shtimin e lidhjeve mes komunës së Dardanës dhe asaj të Medvegjës, ngase do të lehtësonte udhëtimin e shqiptarëve të Medvegjës në Kosovë për më shumë se 80 km.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …