Sot në Turqi ka shkuar për visitë, ministri I Jashtëm I Greqisë, Nikos Dendias për të pare nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmetet dhe për të shfaqur gatishmërinë e Athinës zyrtare për të ofruar ndihmë për t’u përballur me këtë fatkeqësi natyrore që ka goditur Turqinë. Gjatë bisedës miqësore me shefin e diplomacies turke, Mevlut Çavushoglu, kryediplomati grek, Nikos Dendias theksoi se dëshiron të përcjell te udhëheqja turke dhe populli turk ngushëllimet më të sinqerta nga Qeveria e Mitostakis dhe nga i gjithë populli grek për humbjet pas dy tërmeteve shkatërruese. Ndërkohë, ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu tha se kjo tregon solidaritetin e popullit grek me Turqinë dhe me popullsinë turke. Greqia është një ndër shtetet e para që ka thirrur Turqinë për t’i ofruar ndihmë pas tërmeteve. Të dy ministrat kujtuan edhe tërmetet që kishin goditur Turqinë e Greqinë në vitin 1999 dhe ndihmën që ato ia kishin dhënë njëra tjetrës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …