Milorad Dodik

Milorad Dodik: Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë kompetenca ekzekutive sikur Republika Serbe e Bosnjës

Udhëheqësi i Republikës Serbe në Bosnje, Milorad Dodik, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe në një pjesë të ngjajë me Republikën Serbe me të cilën ai udhëheq. Ai ka thënë  për mediet se propozimi franko-gjerman nuk ndryshon shumë nga disa të tillë në të kaluarën, duke qenë se bazohet në kërkesën që Serbia, të paktën në heshtje, të njohë Kosovën, gjë që, siç ka theksuar ai, “nuk duhet të ndodhë kurrë”. Dodiku ka shtuar se duhet t’i besohet presidentit Aleksandër Vuçiq kur thotë se “Serbia refuzon mundësinë e njohjes së Kosovës në çfarëdo mënyre dhe dhënies së pëlqimit që Kosova të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara”. Bashkësisë ndërkombëtare nuk duhet t’i besohet, por duhet diskutuar dhe çdo propozim që nuk respekton qëndrimin kombëtar dhe shtetëror serb duhet të refuzohet, ka thënë Dodiku.

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Retorika luftënxitëse e Serbisë kundër Kosovës, na rrit vullnetin për mbrojtjen e vendit, ashtu si gjithnjë

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitëse e Serbisë ndaj …