Analisti, Dushan Janjiq ka thënë se ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Harçenko ia ka lënë në dorë Serbisë ‘pataten e nxehtë’. Ai nënvizoi se ky mesazh i Rusisë është disi ndryshe nga mesazhet e fundit të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe presidentit Vladimir Putin para luftës në Ukrainë, kur thanë se do të ndjekin atë që po bën Beogradi, por që kjo nuk ka të bëjë me pozicionin e Kosovës në OKB. Harçenko në intervistën e tij të fundit tha se statusi përfundimtar i Kosovës do të përcaktohet në kushte të tjera gjeopolitike pas përfundimit të konfliktit me Perëndimin në territorin e Ukrainës dhe mendon se nuk ka as më të voglën gjasë që Serbia ta pranojë planin franko-gjerman. Dushan Janjiq tha se “Rusia një kohë të gjatë nuk ka folur për Serbinë, veçanërisht jo për çështjen e Kosovës. Harçenko rolin e Rusisë ende e sheh shumë të fuqishëm, pothuajse të barabartë me QUINT-in.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …