Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Sot në Kuvendin e Kosovës deputetët debatojnë për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sot në Kuvendin e Kosovës deputetët  debatojnë  për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në kërkesën e nënshkruar nga nëntë deputetë të PDK-së për debat parlamentar për dialogun me Serbisë thuhet se dialogu në dy vitet e fundit ka hyrë në një rrugë që nuk po shkon drejt një marrëveshje finale. Rrjedhimisht, mbetet shqetësuese edhe qasja e Qeverise së Kosovës në raport me disa çështje qe lidhen me këtë proces, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në raport me transparencën dhe llogaridhënien qe duhet ta karakterizojë të njëjtin”, thuhet në mocionin e PDK-së. Dialogu Kosovë-Serbi ka nisur më 2011 për çështje teknike e më pas ka kaluar në nivele politike. Më 2013 ishte arritur marrëveshja dhe ishin vendosur nënshkrimet e liderëve të dy vendeve. Aty, në pikën e parë, të dytë, të tretë, katërt, pesë dhe gjashtë flitet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Më 2015, ishte arritur marrëveshja për Asociacionin e cila më pas ishte shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila kishte konstatuar se disa pika të statutit të Asociacionit nuk ishin në përputhje me Kushtetutën. Shtetet e  Bashkuara të Amerikës dhe BE-ka kanë kërkuar nga Kosova të themelojë menjëherë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të vazhduar më pas me “Plani franko-gjerman”. Kryeministri Albin Kurti ka pranuar të themelojë një Asociacion por jo para se Kosova dhe Serbia të arrijnë njohje reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …