Një grup i fëmijëve vizitoi Kryetarin Bahtiri

Në Ditën Ndërkombëtare  të   Drejtave të Fëmijëve dhe në kuadër të projektit “Shëndetësia dhe Zhvillimi gjatë fëmijërisë së hershme tek grupet e ndjeshme në Kosovë” që financohet nga “Save the Children” që po implementohet nga OJQ ” Mundësia” sot rreth 67 fëmijë nga zonat e ndryshme rurale dhe qyteti janë pritur nga kreu i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Kreu i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, pasi që është përshëndetur me të gjithë fëmijët, ka falënderuar dhe lavdëruar OJQ “Mundësia” për mundësinë që të takohet dhe të uroj fëmijët në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, gjeneratën që ai e do më së shumti. “ Ne do të angazhohemi dhe punojmë për një jetë më të mirë, për gjeneratat e reja, që e ardhmja e vendit të ketë një jetë të lumtur dhe të jetë e gatshme për udhëheqjen e vendit tonë. Kjo gjeneratë pati fatin të lind dhe të rritet në liri gjë që  nuk e patëm, por që do të dinë ta shfrytëzojnë në të mirë të vendit” tha kryetari Bahtiri.

Me këtë rast drejtoresha e OJQ “Mundësia”  Hasime Tahiri – Hasani, duke uruar fëmijët për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, shprehu bindjen që “ institucionet tona vendore do të angazhohen dhe kontribuojnë në krijimin e kushteve për edukim arsim dhe mirëqenie të të gjithë qytetarëve posaçërisht të fëmijëve si ardhmëria e vendit tonë”.

Në emër të “Save the Children” Florije Basholli, ka falënderuar krerët komunalë për pritjen ndërkohë që kanë njoftuar për projektin “Shëndetësia dhe Zhvillimi gjatë fëmijërisë së hershme tek grupet e ndjeshme në Kosovë” që financohet nga “Save the Children” që po implementohet nga OJQ ” Mundësia”, që “ ka vizion angazhimin për një botë ku çdo fëmijë do të realizoj të drejtat e veta dhe një jetë të sigurt edhe me mirëqenie”.

Ndërsa më pas një vajzë pjesëmarrëse i ka dhuruar kryetarit Bahtiri një bluzë në të cilën janë shkruar dhjetë nenet e Konventës së të Drejtave të Njeriut, ndërsa një fëmijë nga komuniteti rom, një Konventë, duke i kërkuar kryetarit dhe institucioneve mbrojtje të  drejtave të fëmijëve.

Më pas kryetari së bashku me fëmijët nga lokalitetet e ndryshme rurale si Vllahi, Broboniq, Vërmicë edhe shkollave tjera të qytetit  dhe arsimtarët edhe edukatorët ka bërë një foto para objektit të komunës dhe kanë lozur e vizatuar në Qendrën e sporteve “Fatime Xhaka”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …