leoni

Lumir Abdixhiu

Sot në fjalimin e kryeministrit e kuptuam dëmtimin e rëndë të procesit dialogues, tha në Kuvend kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku u diskutua  për dialogun në mes të Kosovës e Serbisë, ka drejtuar akuza kundër  kryeministrit Albin Kurti. Ai ka thënë se gjatë javëve të fundit, LDK-ja ka provuar të kuptojë më shumë rreth procesit të dialogut. Kaq pak transparencë e kaq shumë shpërfillje ndaj përfaqësuesve të popullit nuk ka mundur të tregojë askush asnjëherë. Sot në fjalimin e kryeministrit e kuptuam këtë dëmtim të rëndë të procesit dialogues. Na duhet t’i kujtojmë dy dokumente të rëndësishme. Është programi qeverisës i pari. Dhe i dyti është i gushtit 2022, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se kryeministri Kurti është duke folur për arritjen e një marrëveshje, e cila nuk është finale. Në dokumentin e parë, kryeministri flet për angazhimin e Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje finale, jo bazike. Pjesë e kësaj marrëveshjeje finale do të ishte njohja reciproke, de jure, me Serbinë. Njohja e Kosovës nga  pesë  vendet anëtare të BE-së, dhe anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Përmbajtjen e dokumentit të dytë jua rikujtova në seancën e kaluar ka thënë Lumir Abdixhiku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …