Në Rahovec përfundoi me sukses turneu i Pavarësisë, në futboll të vogël   

Me pjesëmarrjen e gjashtëmbëdhjetë ekipeve, përfundoi turneu i Pavarësisë, në futboll të vogël. Turneu që nisi më 11 shkurt, u mbajt në palestrën e sportit “Mizahir Isma”, nën përkujdesin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Në mbarëvajtjen e turneut ndihmoi edhe Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike, të cilët kontribuuan në referim dhe në organizimin e garave. Lojërat u zhvilluan në frymë sportive e festive, ndërsa në finale u takuan ekipet: KF Geoprojekti dhe KF Xerxa. Finalen e fitoi ekipi Geoprojekt, me ç’rast fituesit u shpërblyen me kupa, mirënjohje dhe medalje. Shpërblimet i ndau drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina, me bashkëpunëtorët e tij. Në kuadër të 15-vjetorit të Pavarësisë, do të luhen edhe gara në volejboll, ku kryesisht janë përfshirë nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Rahovecit. Finalet do të luhen në lokalet e Shkollës së Mesme “12 Maji”, në Ratkoc, në orën 14:00.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …