Fshati Tërpezë e Ulët bëhet edhe me një rrugë të re

Filluan punimet e rrugës në fshatin Tërpezë e Ulët, kjo rrugë  është e gjatë 1200 metra dhe e financuar nga buxheti vetanak i Komunës së Malishevës. Kryetari i Komunës së Malishevës z.Ekrem Kastrati së bashku me drejtorin e urbanizmit, z. Avdi Morina kanë parë nga afër fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Tërpezë e ulët. Kryetari, Kastrati, ka urua banorët e këtij fshati dhe është zotuar për ”projekte të radhës që do të investojnë në infrastrukturën rrugore dhe në fushat tjera të cilat drejtpërdrejt do të ndikojnë dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve të komunës së Malioshevës”, përfundoi Kastrati. Ndërkaq banorët e kanë falënderuar Kryetarin Kastrati për punën dhe angazhimin maksimal të tij dhe qeverisjes që ai e drejton, për shërbimet dhe projekte të cilat po u kthehen qytetarëve me investime komunale.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …