Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, bashkë me kolegë, Kryetarë të Komunave të Kosovës, kanë takuar Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, për të biseduar për infrastrukturën e futbollit dhe planifikimin në 5 vitet e ardhshme në këtë drejtim. Kryetari Aliu ka theksuar domosdoshmërinë e ndërtimit të Stadiumit të Ri Futbollistik “Ismet Shabani” në Ferizaj, ashtu siç është edhe kërkesë e mijëra ferizajasve, në zonën e komplekseve sportive në pjesën urbane, vepër madhore që e meriton Ferizaj, sportistët, klubet sportive, tifozeria e sportdashësit ferizajas.