leoni

Kristofer Hill

Chritopher Hill: Ky vit është vendimtar, Asociacioni mund të formohet deri në verë, propozimi franko-gjerman, deri në fund të vitit

Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer  Hill, ka thënë se ky vit është vendimtar dhe se beson se është reale që Asociacioni mund të formohet deri në verë e propozimi franko-gjerman të miratohet deri në fund të vitit. Unë mendoj se njerëzit duhet të punojnë çdo ditë për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se është reale të propozohet që kjo të ndodhë këtë vit, prandaj mendoj se ky vit është domethënës, mendoj se propozimi është pozitiv dhe se mund të realizohet”, ka thënë diplomati amerikan. Kryeministri Kurti që jep intervista vetëm në mediat e huaja, i ka thënë javën e kaluar ‘TRT World’ se “vullneti i popullit” është që njëherë të arrihet marrëveshja që përfundon me njohje reciproke, e më pas të formohet “një lloj Asociacioni”. Escobari është shumë aktiv dhe i përfshirë dhe e mirëpres këtë. E kam takuar disa herë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të drejtë. Ajo që po i theksoj unë si kushte për çfarëdo lloj asociacioni s’janë qëndrime arbitrare të miat apo mendime personale. Vullneti dhe dëshira e popullit të Kosovës, janë ato që më bëjnë të themi se së pari na duhet njohja reciproke, pastaj ndonjë lloj Asociacioni,  ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …