Kryeministri Albin Kurti derisa po replikonte me opozitën, në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është e pabesueshme papjekuria e deputetit të LDK-së, Arben Gashi. Kundër kësaj deklarate denigruese ka reaguar Arben Gashi, i cili i ka thënë Kurtit se e ka humbur kontrollin vetëm për një fjalë: “dobët kryeministër”. Erdha këtu me pa nga afër kryeministrin se është personi që lëshon më së shumti fjalë. Ajo që e tronditi kryeministrin është veç një fjalë: ‘dobët kryeministër’. U zbehe, u çorientove e humbe kontrollin veç për një fjalë: ‘dobët kryeministër’. Dobët në përfaqësimin e Kosovës me Serbinë, dobët. Ti i ke quar njerëzit drejt vdekjes, dobët në ndryshimin e qëndrimeve…”, iu ka përgjigjur, Arben Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …