Aleanca ushtarake Veri-atlantike do të dërgojë pajisje anti-dron në Ukrainë
NAC_1

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim dy-ditor në Bruksel lidhur me situatën në Ukrainë

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim dy-ditor në Bruksel, i cili fillon sot, pas një mbledhjeje në Gjermani të Grupit Ramshtain, i përbërë nga dhjetëra vende që kanë ofruar armë për Kievin. Grupi Ramstein pritet të diskutojë për ndihmën e mundshme të mëtejshme ushtarake, pasi Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve të saj të ofrojnë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se çështja e avionëve do të diskutohet në takimin e NATO-s, në të cilin do të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i mbrojtjes Aleksej Reznikov. Stoltenberg më 13 shkurt mbështeti raportet e zyrtarëve lokalë ukrainas se një ofensivë e re e madhe ruse kishte filluar. Ai tha se aleanca ushtarake perëndimore nuk parë asnjë shenjë se presidenti rus Vladimir Putin do paqe.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …