leoni

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  mori pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ndodhet për vizitë dyditore gjatë së cilës do të ketë edhe takime bilaterale. Në një prononcim për gazetarët, Rama theksoi se “në ditët e sotme, mënyra për të qeverisur vendin përcaktohet nga mënyra se si ne e përqafojmë të renë sepse çdo ditë dalin gjëra të reja”. “Kjo epokë e re e gjërave të reja po sfidon mënyrën tonë të qeverisjes. Si rrjedhojë, sa më shumë të ndër-veprojmë me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, aq më shumë mund ta përdorim teknologjinë në një mënyrë që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. Lidhur me punimet e samitit, Rama theksoi se “ishte hera e parë për mua dhe sapo mbërrita ndoqa seancën. Dukej shumë e këndshme. Organizim shumë i mirë dhe me aq sa e ndoqa, m’u duk shumë interesant në lidhje me temat që trajtohen”. Pyetjes pse mendoni se bashkëpunimi global duhet çuar përpara për probleme të ndryshme me të cilat përballet bota sot, Kryeministri Rama u shpreh se “gjithnjë e më shumë po përballemi me situata dhe ngjarje që janë më të fuqishme se ne, nëse i adresojmë në mënyrë të izoluar si vende dhe kontinente”. “Si të tilla ato kërkojnë veprime gjithëpërfshirëse dhe shpresojmë t’i realizojmë këto para se katastrofat të na fshijnë nga faqja e dheut”, tha  kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …