Partia Socialdemokrate zhvilloi një aksion para ndërtesës së Qeverisë Kurti me rastin e dyvjetorit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kur Vetëvendosja bashkë me pjesën e votave të LDK-së, të cilën e ndau Vjosa Osmani fitoi shumicën. Sipas PSD-së, qeveria ka premtuar se do të ndodhë diçka e jashtëzakonshme, por që në realitet nuk ka ndodhur asgjë. Pati Rrahje gjoksi e rritje e mendjes; shumë fjalë, shumë numra, shumë shifra, por nuk e ka pasur program transformues. PSD-ja ka theksuar se qeveria aktuale ka premtuar ndërtimin e 160 çerdheve, dymijë banesave për çiftet e reja, pesëfishim të inspektorëve të punës e rregullim të shëndetësisë, por, sipas kësaj partie, qeveria nuk e ka realizuar asnjërën. I kanë premtuar 2000 banesa për çifte të reja. Nuk kemi as gurthemel. Nuk ia kanë bërë vijë. Kanë premtuar pesëfishimin e numrit të inspektorëve të punës. Kanë premtuar rregullim të shëndetësisë. Kanë thënë s’do të ketë mungesë barnash, dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore. Nuk ia kanë bërë vijë. Gjendja është veç më e rëndë”, është thënë mes tjerash në reagimin e PSD-së.