leoni

Inspektorati komunal në Malishevë merr masa ndaj dy subjekteve të gastronomisë që nuk respektuan vendimin për ndalimin e ofrimit të shërbimeve të shishave

Në funksion të implementimit të vendimit të Asamblesë Komunalë të Komunës së Malishevës, për ndalimin e shërbimeve të shishave, Drejtoria e Inspektoratit Komunal, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion nëpër subjektet afariste të sektorit të gastronomisë që ofrojnë këto shërbime, më ç’rast dy subjekteve, ju është bërë ndalimi i zhvillimit të mëtutjeshëm të kësaj veprimtarie, duke ju vendosur edhe shiritat mbyllës, konform legjislacionit në fuqi. Ky veprim i Inspektoratit Komunal, ka ardhur pasi që këto dy subjekte afariste nuk e kanë respektuar vendimin në fjalë, që parasheh ndalimin e ofrimit të shërbimeve me shisha, nargjile, e të ngjashme në afërsi të shkollave në distancë deri në 500 metra dhe 400 metra nga stacionet e autobusëve, në tërë territorin e Komunës së Malishevës. Drejtoria e Inspektoratit, konform planit të saj të operimit në teren, do të vazhdoj edhe ditëve në vijim, që të monitoroj dhe inspektoj subjektet e gastronomisë për respektimin e këtij vendimi.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …