Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe në Siri

RKL: Ministria e Jashtme interesohet për kosovarët jo për shqiptarët me “prejardhje të vjetër” që kanë pësuar nga tërmeti në Turqi

Kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaja, ka deklaruar për Kosovapress se    70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit shkatërrues në Kahramanmaras të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hataj. Ai ka kritikuar Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmon familjeve të prekura nga tërmeti. Evren Kaya ka treguar se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi. Tani për ushqim nuk është problem, por për t’u ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë. Mirëpo ky lajm e gjeti krejt  të pa përgatitur ministrinë më të dobët të Kosovës, sikur është ajo e Punëve të Jashtme, që ka në krye një zonjë e cila ka shënuar rekord  të lajthitjeve, gabimeve të datave, vendosjen e gabuar të flamujve të shteteve dhe sa e sa lëshime të tjera të pallogaritshme. Kësaj date ajo bëri  edhe një gafë të madhe, një nonsens duke mos u interesuar për shqiptarët në Turqi dhe duke i ndarë ata në shqiptarë dhe kosovarë, sipas mendësisë së degjeneruar dhe antikombëtare të disa “kosovaristëve”, që tashmë janë heshtur dhe nuk po iu ndihet zëri. Me këtë rast Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se në mesin e viktimave nga tërmeti që ka goditur Turqinë nuk ka asnjë shtetas kosovar.

 “Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara që nga data 6 shkurt kur ka ndodhur tërmeti ka pasur kontakte të vazhdueshme me shtetas-qytetarë të Kosovës që jetojnë apo veprojnë në Turqi dhe ata janë asistuar nga ambasada për çfarëdo nevoje që kanë pasur, qoftë për transport, qoftë sigurim të fletudhëtimeve për tu kthyer në Kosovë”, ka njoftuar MPJD-ja. Në lidhje me deklarimin e Evren Kayas, kjo ministri ka thënë se bëhet fjalë për persona që kanë shtetësi turke, dhe që janë me prejardhje të vjetër shqiptare. “Për sa i përket deklarimeve publike të z. Evren Kaya, kryetar i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Turqi, se 70 shqiptarë janë në mesin e të vdekurve, ju njoftojmë se bëhet fjalë për familje persona,  që kanë shtetësi turke, por janë me prejardhje të vjetër shqiptare.

Sipas mendësisë  së kësaj ministrie, për shqiptarët e Turqisë që nuk e kanë shtetësinë e Kosovës, të Shqipërisë, Maqedonisë e të tjerë, nuk paska nevojë të interesohet askush, sepse ata qenkan vetëm me prejardhje shqiptare edhe pse janë të organizuar në Shoqatën e Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve.

Kjo përpjekje për të arsyetuar mosinteresimin e kësaj ministrie për bashkatdhetarët,  tregon vetvetiu se cili është niveli i saj i punës dhe angazhimit, i njohurive dhe informatave për shqiptarët të Diasporë, duke bërë dallime të cilat thënë troç janë antikombëtare, sepse dihet mirëfilli se sa shtetas të Turqisë kanë prejardhje shqiptare, të cilën nuk e kanë fshehur kurrë as e fshin tani, kur kanë fituar edhe të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe dhe të mësimit të shqipes nëpër shkolla.

Kryesuesja e kësaj ministrie zonja Donika Shvarc ka shtetësi dhe burrë gjerman, dhe natyrisht në  Gjermani trajtohet si gjermane me prejardhje shqiptare. Si e tillë, me një shtetësi tjetër, asaj i lejohet të jetë edhe ministre në Qeverinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …