Partia Socialiste pretendon se 4 firma të deputetëve demokrat në kërkesën e tyre për të ngritur Komision Hetimor për takimet e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, janë falsifikuar. Bëhet fjalë për firmat e 4 deputetëve Belind Këlliçi, Luan Baçi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj, kjo sepse sipas PS-së, këta deputetë kanë qenë në udhëtim jashtë vendit. Ndërsa në dokumentet e e publikuara, shfaqet edhe firma e deputetit Luan Baçi i cili rezulton të ketë firmosur dy herë. Për këtë arsye, ata do të merren në pyetje në Komisionin e Etikës. Në 3 shkurt dy grupimet e PD-së, kanë dorëzuar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një grupi hetimor për verifikimin e kontakteve dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me ish agjentin special të FBI-së, Charles McGonigal. Kërkesa është firmosur nga 42 deputetë plus (2 firmat e Luan Bacit). Nga ana tjetër, PS-ja këmbëngul që kërkesa e opozitës për të ngritur një komision hetimor për çështjen e ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, të shqyrtohet pasi të ndryshohet ligji për Komisionet Hetimore. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se vetë Kuvendi ka vendosur ngritjen e një komisioni të posaçëm për të ndryshuar këtë ligj. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Komisioni do ngrihet para apo pas ndryshimit të ligjit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …