Hajredin Kuçi: Bashkimi kombëtar është ide e natyrshme e një populli të ndarë

Hajredin Kuçi: Hashim Thaçi kishte legjitimitetin e plotë demokratik si politikani më i votuar në vitin 2007, që ta shpallte Pavarësinë e Kosovës

Ish-zëvendës-kryeministri, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se ish kryeministri  i Kosovës Hashim Thaçi kishte legjitimitetin e plotë demokratik si politikani më i votuar në vitin 2007, që ta shpallte pavarësinë e Kosovës.  Njeriu më legjitim në atë kohë, në emër të popullit të Kosovës, partia fituese, kryetari me më së shumti vota ishte Hashim Thaçi. Përveç legjitimitetit politik, ai e kishte edhe atë moral, pasi identifikohej me luftën për liri të Kosovës. Ishte njeriu kryesues i delegacionit të përfundimit të luftës në Kosovës, njeriu kryesor i leximit të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Nuk është pronësi e një individi, por fat i një individi. Edhe Ismail Qemali ka qenë në pozitë të njëjtë. Unë mendoj që me legjitimitet demokratik, pasi të vdes dikush rritet fama, por legjitimitet demokratik nuk kam asnjë dilemë për Ismail Qemailin, por Hashim Thaçi ka qenë i dalë nga zgjedhjet në nëntor të vitit 2007, politikani  më i votuar në Kosovë, ka thënë Hajredin Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …