Po të mos ishte shtyrë gjykimi kundër Hashim Thaçit ishte paraparë të dëshmonin: Riçard Holburk, Robert Dol e Medlin Olbrajt

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit për kohën e gjatë që kërkuar lidhur me paraqitjen e çështjes

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Gjykatës Speciale lidhur me  kohën e gjatë që kërkuar për paraqitjen e çështjes, me mijëra faqe të grumbulluara, pa specifikuar se cilat prova i duhen. Kemi pasur deklarata të dëshmitarëve prej 30 faqeve dhe ne i shikojmë nëse ato janë në rregull. Gjykata gjithashtu e shikon dhe jep vendimin në bazë të rregullave. Ne kemi mijëra faqe dëshmish. Ata duhet të përfshijnë edhe informacion që ata mund ta kenë marrë nga palë të treta apo katërta, pa marrë udhëzim nga prokuroria.  Procedurat që përmendi që janë përmendur kundër Mlladiqit e Karagjiqit, në qoftë se ka ndonjë shqetësim për kohën që duhet për pyetjet shtesë, kjo është arsyeja. Ne nuk e dimë çka mendon Prokuroria, kur shohim kohën që na duhen për pyetjet tona si palë, nuk na intereson asnjëri, të mos zgjatet pa fund. Ata duhet t’i marrin të gjitha dëshmitë, t’i vendosin në dokumentacion, dhe të marrin një fakt këtu, një fakt atje dhe nuk keni pse të ankoheni. Ne nuk kemi kohën e duhur për të cilën bëhet fjalë, ka thënë Keohe para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në rastin e liderëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …