The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë kundër krerëve të UÇK-së

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka bërë të ditur se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi.  Sipas Prokurorisë, në procesin e gjykimit do të përmenden mbi 40 vende, ku pretendohet të jenë kryer krimet. Këto informacione janë bërë të ditura në konferencën e sotme përgatitore  për këtë proces gjyqësor. Datë të saktë për nisjen e procesit gjyqësor nuk ka ende, ndonëse zyrtarë të Gjykatës kanë përmendur me raste fillimin e marsit apo në muajin prill kur bëhen dy vjet e gjysmë nga arrestimi i krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale. Hshim Thaçi, Kadri  Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë, prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …