Menderes Zeneli: Shpalime e fakte Këshillit politik për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

KËSHILLIT POLITIK PËR PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË

( në një nga mbledhjet nxjerr këto konkluzione)

KONKLUZIONET:

  1. Këshilli Politik për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk .ka arritur të shtrijë plotësisht ndikimin si organ vendimmarrôs dhe të realizojë vendimet e veta në gjithë terrenin.
  2. Dobrosini, si pika më preokupante, nuk ka përmbushur plotësisht dhe me përgjegjësinë e kërkuar vendimet e K. Politik. ·
  3. Organizimi dhe dalja në skenë e UÇPMB-së nuk është e qartë dhe nuk, përfshinë shumicën e ish-ushtarëve të UÇK-së dhe veprimtarëve të tjerë nga regjioni.
  1. Pozicionimi i UÇPMB-së· brenda zonës së demilitarizuar pesëkilometërshe, të marrëveshtur në Kumanovë, brenda të cilës janë stacionur edhe forcat serbe, dëmton kërkesën dhe këmbëguljen tonë për largimin e forcave ushtarako-policore serbe nga kjo zonë.
  2. Këshilli Politik nuk ka informacione të sakta dhe zyrtare për veprimet e UÇPMB-së në terren.
  3. Situatën nuk duhet provokuar Iuftarakisht. Veprime të annatosura mund të vijnë në shprehje vetëm nga pozitat vetëmbrojtëse.
  1. Gjithë çka është e nevojshme për t’u vepruar në terren dhe jashtë tij, duhet riorganizur dhe kontrolluar nga Këshilli Politik.
  2. Qëllim parësor aktual do të jetë krijimi i sigurisë për popullatën shqiptare që të mos shpëmgulet dhe mundësia e këthimit të të shpëmgulurve.
  1. Këshilli Politik të mos jetë bishtë i su jekteve të tjera, por të ndihmohet nga ato
  2. Këshilli Politik zgjerohet me .pesë anëtarë të rinjë: 1. Ridvan Qazimi (i

propozuar nga Njazi Kadriu), 2. Sejdulla Kadriu (i propozuar nga Halil Selimi), 3. Sylejman Ajeti ( i propzuar nga Sadik Jashari), 4. Tahir Dalipi (i propozuar nga Xhemajl Zeneli) dhe· 5. Menderez Zeneli – përgjegjës për diasporë (i propozuar nga Jonuz Musliu).

  1. Miratohen dhe dy bashkëpunëtorë ndihmës të përgjegjësit për diasporë:

Ismet Sylejmani nga Medvegja dhe Saqip Zyrnberi nga Bujanoci.

  1. Këshilli Politik përbëhet nga 10 anëtarë.
  2. Këshilli Politik duhet të fuksionojë dhe të zgjedhë sa më parë funksionet dhe organet në kuadër të tij.
  1. Këshilli Politik duhet të hartojë platformën përkatëse në përputhje me kompetencat e miratuara si organ më i Iartë vendimmarrës në gjithë regjionin.
  2. Këshilli Politik të krijojë kushte teknike të veprimtarisë së pandërprerë me një seli pëkatëse në qytetin e Gjilanit.
  1. Këshilli Politik do të krijojë edhe fondin unik financiar për regjionin, për mbulimin e veprimtarisë së përgjithshme.
  2. Të nxirret deklarata Nr. 4, me vërejtje për mjetet e inforrnimit.
  3. Halil Selimi autorizohet të përpilojë tekstin dhe tia përcjellë mjeteve të informirnit. /

30 pri/l 2000 KËSHILLI POLITIK PËR P. B. M.

P.S Konkluzionet dhe Deklerata janë hartuar nga Halil Selimi , miratuar   e nënshkruar prej 10 antarëve të Këshillit Politik për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc

Përfaqësues nga Diaspora ishin edhe Qenan Memeti e Adnan Asllani

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …