Filloi ndërtimi i objekti tët ri të shkollës “Fehmi Agani” në Turjakë

Sot, në prag të shënimit të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në fshatin Turjakë filloi ndërtimi i objektit të ShFMU “Fehmi Agani”. Në vënien e gurë themelit të objektit të ri shkollor, krahas nxënësve, mësimdhënësve e qytetarëve, morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryesuesi i KK, Argjend Thaçi, drejtoresha për arism dhe edukim, Arbëreshë Krasniqi, drejtori i urbanizmit, Avdi Morina dhe anëtar të Asamblesë Komunale në Malishevë. “Jam i lumtur që po fillojmë me ndërtimin e objektit të ri të shkollës në Turjakë, objekt të ciline  meritojnë nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle, pasi objekti aktual nuk i plotëson kushtet, por shumë shpejt, ju dhe ne do të kemi një objekt të ri shkollor, sipas standardeve dhe rrjedhimisht, do keni kushte më të mira. Turjaka, sikur edhe fshatrat tjerë e meriton këtë shkollë dhe infrastrukturën tjetër në fshat. E falënderoj edhe Asamblenë Komunale, për miratimin e këtij investimi kapital dhe ju falënderoj të gjithëve për kontributin që keni dhënë dhe po jepni për arsimin. Urime fillimin e ndërtimit të shkollës dhe Gëzuar Pavarësia e Republikës”, ka thënë mes tjerash në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Po ashtu edhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, i ka uruar nxënësit e mësimdhënësit për fillimin e ndërtimit të objekti të ri të shkollës në Turjakë. “Urime dhe e gëzofshi shkollën e re, pasi e meritoni, sikurse edhe fshatrat tjerë. Faleminderit kryetar Kastrati për mbështetjen e të gjitha projekteve në arsim, faleminderit anëtar të asamblesë për përkrahjen e këtij projekti. Ne jemi duke përpjekje që të investojmë shumë e mirë në infrastrukturën shkollore në të gjithë komunën tonë, me qëllimin e vetëm, rritja e cilësisë në arsim dhe ofrimi i kushteve për realizimin e këtij objektivi. Urime shkollën e re dhe Gëzuar ditën e shpalljes së Pavarësisë”, ka thënë Krasniqi. Drejtori i shkollës, Agron Zogaj, duke folur për shkollën, ka thënë se objekti aktual, “as përafërsisht nuk i ka plotësuar standardet, andaj ndërtimi i objekti të ri ka qenë nevojë e domosdoshme, dhe tani, me ndërtimin e objektit të ri, ShFMU “Fehmi Agani”, do të ketë kushte dhe hapësirë të mjaftueshme për mësimdhënie e mësimnxënie. Ndërtimi i shkollës në Turjakë, realizohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

May be an image of outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …