Nën kujdesin e Kryetarit Ramosaj u mbajt Akademi Përkujtimore me rastin e 80 vjetorit të vrasjes nga pushteti Serbo-Komunist të At Lorenc Mazrekut

Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj u mbajt Akademi Përkujtimore me rastin e 80 vjetorit të vrasjes nga pushteti Serbo-Komunist të At Lorenc Mazrekut. At Lorenc Mazreku, ndonëse i harruar në historinë e kombit shqiptar, hyn në radhën e figurave më të ndritura të Rilindjes Kombëtare, është një nga personalitetet më të shquara të kombit tonë, i cili veproj brenda Shqipërisë Etnike si prift katolik shqiptar, si veprimtar e mendimtar i kulluar. Jeta dhe vepra e At Lorenc Mazrekut, do të mbetet gjithmonë në kujtesën e popullit dhe gjeneratave që do të vijnë pas nesh dhe do të jetë shembull se si duhet të punohet dhe luftohet për atdhe. Lavdi jetës dhe veprës së At Lorenc Mazrekut!

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …