Prof. Dr. Refik Kryeziu: Shtypi ilegal faktor i rëndësishëm i ngritjes së vetëdijes kombëtare

(Me rastin e 40-vjetorit të bashkimit Organizatave Atëdhetare Patriotike)

Dhuna shekullore e okupatorit serbosllav dhe diskriminimi në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë, bëri që veprimtarët e shumtë të qështjes kombëtare organizohen në forma të ndryshme, në grupe ilegale, organizuan dhe mbajtën demonstrata, protesta, më vonë edhe rezistencën aktive përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanocë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët përkundër sakrificës, si rezultat i angazhimeve e veprimeve, të luftës për liri, është arritur fitorja historike, është shporr okupatori përgjithmon.

Një nga veprimet e forta dhe të rëndësishme në ngritjen e vetëdijes kombëtare në masa, frymëzimin për atdhedashuri, kontribut të veçantë dha shtypi ilegal, edhe pse është ditur se shkrimet dhe leximi i këtij shtypi në ato rrethana, ishte me rreziqe të mëdha. Pas demostratave të vitit 1981, të cilat paten jehonë të madhe në masat popullore, organizimi dhe veprimi i grupeve ilegale ishte vetëm sa forconte bindjen e njerëzve se ishin hapa të mëdhej të kauzës kombëtare, por se do të aplikohen të gjitha format e rezistencës aktive e do të fitohet Liria dhe Shteti njëher e përgjithmon.

Në fillim, nga një rreth i ngusht, më von duke u zgjeruar format e organizimeve, shtypi ilegal i kohës, gjatë dekadës së viteve të 80-ve, të realizuara e të konkretizuara nga Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës dhe të Lëvizjes Popullore e Kosovës (LPK), në përgjithësi, ka ndikuar shumë në ngritjen dhe shtrirjen e aktiviteteve kombëtare.

VETËDIJA KOMBËTARE – Dija që përvetësohet e zbatohet në frymën e vënies së interesave kombëtare përpara e mbi interesat individuale, familiare, grupore, fisnore, krahinore, fetare, ideologjike a partiake, është vetëdija kombëtare. Kjo, nënkupton marrjen për sipër dhe kryerjen, sipas aftësisë, të çdo detyre që është në funksion të ruajtjes, mbrojtjes e forcimit të kombit (Adem Demaçi: FILOZOFIA E JETËS, viti 2000).

Me rastin e 40- vjetorit të bashkimit të organizatatave ilegale, shkëputi kujtimet, rrëfimet dhe emocionet për dy gazetat ilegale, gjatë dekadës së viteve të 80-ve, “Zëri i Kosovës”, “Liria” dhe materialet tjera ilegale kombëtare.

Të shkruajsh, të shpërndash dhe t`i lexojsh shtypin ilegal në rrethanat që ishin në atë kohë, duhet pasur parasysh se, kishte pasoja të mëdha, si për individët ashtu edhe për grupet e organizuara patriotike.

Shtrohet pyetja: Cilët akter, veprimtarë kanë kontribue më shumë për qështje kombëtare, kanë sakrifikue, janë rrezikuar, kanë mundur apo kanë pasur pasoja nga regjimi serbosllav, të cilët i kanë shkruar artikujt, të cilët e kanë shpërndar apo ata të cilët kanë lexuar shtypin ilegal?.

Kjo pyetje ka përgjegje, por kërkohet studim dhe kërkim shkencor, por prap se prap vështirë është të realizohet në tërësi një hulumtim i kësaj sfere kombëtare, por se veprimtarët të cilët kishin njërën nga këto aktivitete, për të cilën vepruan, mund t`i shpalosin përjetimet dhe kontributet e tyre që kanë dhënë dhe ndërlidhmërisë së aktiviteteve e të veprimit që paten, e ndihmojnë shumë trajtimin e kësaj sfere kombëtare.

Në këtë rast shpalosi disa nga përjetimet e emocionet, besoj se edhe veprimtarët e shumtë do të gjejn vetën, por që mund të ndryshojnë format e aktiviteteve.

Në vitin 1982, si student, tre muaj (VI,VII,VIII), së bashku me vëllaun Reshat Kryeziu(Profesor i Matematikës) patëm fatin të punojmë në Zvicër, firma Verzinkerei Egnach, në qytetin Romanshorn TG. Aty gjetëm shumë shqiptar. Pas dy jave, te “Migrosi” takuam veprimtarin e hershëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës e të qështjes kombëtare Shaban Nuredini nga Poroi i Tetovës. Shumë shpejti e gjetëm mirëkuptimin gjatë komunikimit, tha se e kam gazetën “Zëri i Kosovës”, ta sjelli me lexue. Atë ditë e solli te banesa. Ishim me vëllaun Reshatin, Gjatë vikendit e lexuam në tërsi, disa artikuj i lexova edhe nga dy herë. Në ballinën e gazetës shkruante, të cilën e mësova përmendësh: Në ballë të këtij populli dhe të këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme”(Jusuf Gërvalla), (“Zëri i Kosovës”(Nr,1 dhe 2, 1982).

Në vikendin tjetër na i solli edhe gazetën “Liria” Nr. 1-2. Gazetat ishit të pasura me informata e materiale kombëtare, të sjellnin emocione gjatë leximit dhe komplimente për autorët .

Kur mbaruam sezonën verore të punës, në takimin fundit me Shabanin, tri ditë para se të kthehemi në vendëlindje i thash, gazetat do i dërgoj mbrenda, sepse shokët e miqët nuk kanë rast dhe mundësi t`i lexojnë. Më tha, është rrezik me i dërgue brenda sepse ka shumë kontrollime në kufi dhe gjatë udhtimit në tren, po qe se ti zëjnë të arrestojn. Jam i vetëdijshëm për këtë, kam vendosur t`i dërgoj në Kosovë. I thash, nëse ke ekzemplar tjetër do i marrë edhe ato. I solli 10 ekzemplar “Zëri i Kosovës” të vitit 1982 si dhe 4 ekzemplar të gazetës ”Liria” Nr. 1-2.

Kur u përshëndetëm i thash: Shok i nderuar, nëse mi zajnë, kurr nuk pranoj se ti mi ke dhënë. Do deklaroj se i kam bler në kiosk. Edhe shpirtin ne ta ma marrin policia apo Gjykata, emër nuk jap pa marrë parasysh dhunën dhe pasojat. Shtypin e paketova në mes dy keseve të letrës së “Migrosit”, mbi to vendosëm ushqim dhe u nisëm për në Kosovë.

Rrugëtimi për në Kosovë solli emocione

Nga qyteti kufitar Buchs, vazhduam rrugëtimin nëpër Austri, drejt kufirit të Sllovenisë. Kishte kontrollë të rreptë nga shumë policë e doganier. Gazetat i vendosa në dollapin e kupesë. Nëse i gjejn e I marin, nuk do të pranoj se i kam lënë vet. Më shumë më dhimbëseshin gazetat se vetja, sepse më dukej se ma shumë pëson Lëvizja se sa unë si person. Deri në Beograd shumë milicë, andej e këndej lëviznin nëpër tren. Kulminacioni i emocioneve ishte në pasdite, duhej zbarkuar nga treni, për të kalue te stacioni i autobusave, për të vazhdue rrugën për në Kosovë, me autobusin e “Kosovatrans” Gjilan. Nga aty, nuk ishte rruga e gjatë por shtypin ilegal e kisha në dorë, qarkullonte turmë e madhe njerëzish, shumë policë sorollateshin, më dukej se po më përcjell polica, u bë rrugë e gjatë deri u vendosëm në autobus.

Rrugëtimi me autobus shkoi mirë, por gjithnjë kisha presion. Në vendin e quajtur Crep, heret në mëngjes na priti prindi jonë Nevzad Kryeziu (tani Dëshmor i Kombit), për të vazhdue në vendëlindje, në Rogoçicë.

Si u vendosëm në veturë na tha si kaluat rrugës. I thash mirë ka qen, por kemi pasur shumë frikë, tërë rruga na ka shkue me stres. Priti, pse çka ju ndodhi. I tregova se në këtë kese janë gazetat “Zëri i Kosovës” dhe ”Liria”.

Mirë shumë tha, ju paska punue fati që nuk ju paskan kontrollue milicia. Po i thash, shumë milicë qarkullonin në koridoret e trenit, më shkonte mendja, se ndoshta tek ne po vijnë. Më ktheu, tani duhet të keni kujdes se kujt ia jepni me i lexue, vetëm miqëve e shokëve tuaj që keni besim.

 Në vjeshtën e 1982 doli drama që shtypi ilegal ishte “fajtore”

Pas një pushimi të shkurtër, mendja më rrinte te shpërndarja e shtypit. Tre shokëve ua dhash gazetën “Zëri i Kosovës”, dhe dy vetëve ”Liria”. Reshati, poashtu iu kishte dhënë për lexim tre shokëve. Pas tri dite njërin e takova, është gazetë shumë e mirë, dy herë e kam lexue. Nga shokët, kërkoja të kenë kujdes maksimale, po të kenë informatë armiku, do të ketë pasoja.

Ndihesha i lumtur, sepse shtypi ilegal ishte në duart e lexuesve. Nuk shkoi larg, qetësia sikur iku, filluan aktet e një drame. Në vitin 1982, në gazetën “Rilindja” shkruhej, lexova se filloi gjykimi i grupit “armiqësor” të intelektualëve, patriotëve të qështjes kombëtare: 1. Halil Alidema, 2. Ukshin Hoti, 3. Ekrem Kryeziu, 4. Mentor Kaçi, 5. Hilmi Retkoceri, 6. Ali Kryeziu, 7. Nezir Haliti, 8. Shemsi Reçica dhe 9. Muharrem Fetiu.

Për çdo ditë gazeta “Rilindja”(1982), shkruante për aktakuzën dhe gjykimin e Grupit të intelektualëve. E frikshme dhe e dhimbshme se për çka i ngarkonte aparati kriminal serb grupin në aktakuzë. Përveq që i ngarkonin se kanë lexuar gazetën “Zëri i Popullit”, grupin e intelektualëve e akuzonin se kanë lexuar dhe shpërndar, pamfletin nga revista “Liria” Nr.3, të organizatës ilegale të Kosovës me titull “Lufta e popullit tonë është e drejt dhe patjetër do të triumfoj, artikulli që i është kushtuar demostratave të vitin 1981 në Kosovë”.

Kur e lexoja “Rilindjen” gjithnjë më shkonte mendja te lexuesit e gazetave “Zëri i Kosovës” dhe ”Liria”, të cilat ishin në lexim. Për të mos rrezikuar,ua mora atyre, duke arsyetuar, se po i kërkojnë lexuesit tjerë.

Pasi i grumbullova, ashtu veproi edhe Reshati dhe ato që i kishim në shtëpi, bashkë i mbështjella me kese najloni, i vendosa në një gropë nën hamar, mendoja, që milicia apo UDB-ja nëse e bastisin shtëpinë nuk e kontrollojnë këtë vend.

Në të njejtën mënyrë veprova edhe në vitin 1983 e 1984, nga Zvicra i solla disa materiale, disa numra të “Zëri e Kosovës” dhe Tezat rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës, këto na i dha veprimtari Hevzi Thaçi.

Pasi mbaronte sezona tre mujore, shefi i personelit të firmës Verzinkerei Egnach, TG, kërkonte vërtetimin e studentit, për vitin vijues të na rregullohet garancioni i punës. Kur shkoja në Zvicër gëzohesha për dy arsye: 1. Fitoja mjete financiare dhe 2. Kisha takime me atdhetarët, të cilët vepronin për qështjen kombëtare,  liria e veprimit atje ishte më e madhe.

Gjatë këtyre viteve, kontaktova me atdhetarët të cilët vepronin për qështjen kombëtare: Shaban Nuredini,  Hevzi Thaçi, Jusuf Sherifi, Xhafer Shatri, Saqip Zymberi, Gani Limani, Bajram Zeneli etj. Me shokët kisha takime, shkoja në tubime e demostrata, si: në Zurich, Wetingen, Bern, Gjenevë e tj.

Në vitet 1986 e 1987, në Kosovë solla materiale me vlera të çmuara kombëtare, si: librat “PSE DERGJET NË BURG ADEM DEMAÇI”, VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI POLITIKËN SERBOMADHE NË KOSOVË të Xhafer Shatrit, e materiale tjera kombëtare.

Gjatë viteve (tremujoret) sa qëndruam në Zvicër, I kemi lexuar gati të gjitha numrat, “Zërin e Kosovës”, si ato me adresë ashtu edhe pa adresë. Në ballinën e gazetës “Zërin e Kosovës”(Nr.2.II.,1985), përveq thënjes të Jusuf Gërvallës, shkruhej edhe thënja e Kadri Zekës: Lëvizja revolucionare e popullit tonë nuk është e vetmuar. Ajo bënë pjesë në procesin revolucionar botëror, që po tronditë nga themelet gjithë botën e vjetër të reaksionit kapitalisto-revizionist dhe po i hapë rrugë botës së re.(Kadri Zeka). Për lexuesit ky mendim është inspirim për atdhedashurinë.

Artikujt e shkruar në shtypin ilegal ishin kontribut dhe aspiratë për qështjen kombëtare, në njërën anë informohej opinioni për format e dhunës e të represionit, e në anën tjetër, përveq demaskohej armiku, gjithnjë ngritej morali  dhe shpresa se njëher e përgjithmon do të çlirohemi.

Me një fjalë, shkruarja, shpërndarja dhe leximi i shtypit ilegal ishte faktor i rëndësishëm i inspirimit, frymëzimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare. Veprimtaria ilegale mundësoi dhe hapi rrugën e veprimit, që të shtrihen në masa aktivitetet, te kategoritë dhe shtresat e ndryshme, me qëllim të angazhohen për realizimin e aspiratës shekullore.

Në kohën dhe rrethanat kur funksionoi shtypi ilegal, nuk dihej redaksia dhe as autorësia e shkrimeve, për shkak të konspiracionit, por vetëm rrethi i ngusht i organizuar, të cilët kanë shkruar informata, artikuj frymëzues, për gjykimet e veprimtarëve, biografi dëshmorësh, për të burgosurit politik, komunikata e materiale tjera.

Tani, dihen autorët, të jenë krenar për punën dhe kontributin e tyre kombëtar që dhanë. Për historikun dhe dinamikën e zhvillimeve të gazetës “Zëri i Kosovës”, mund shihen e të respektohen, sidomos kryeredaktorët, redaksitë, autorët etj. https://sq.wikipedia.org/wiki_Kosovë_(gazeta).

Njëri nga gazetarët që kontriboi në shtypin ilegal, është edhe veprimtari i çëshjes kombëtare Ismet Rashiti. Më 21 dhjetor të vitit 2021, në facebook publikoi aktivitetet, për përvjetorin e 40-të, të veprimtarisë në gazetari dhe publicistikë.

Në këtë rast, e uroj Z. Ismet Rashiti në 40-të vjetorin e veprimtarisë së tij si gazetar dhe publicist, si dhe të gjithë veprimtarët e gazetarët të cilët dhanë kontribut të madh në ngritjen e masave përmes punimeve e shkrimeve të tyre në shtypin ilegal, të cilët me artikujt, informatat e tematikat që kishte shtypi i kohës, ka ndikuar dhe ndihmuar në frymëzimin e njerëzve për qështjen kombëtare.

Veprimtari i respektuar Z. Ismet Rashit më shkruan: Falemderit shumë për këto fjalë të mira të cilat edhe tani më inkurajojnë. Karieren time e kam filluar ne gazetën « Liria »(1981)dhe kam vazhduar në « Zeri i Kosovës » si anëtarë i Redaksisë deri në vitin 1991, për të vazhduar pastaj në televizion dhe shtypin legal deri në ditët e sotme.Vërtetë ka qenë ashtu siç e ke pershkruar. Unë shumë vite më parë kam dëgjuar që i ke dërguar ato gazeta në Kosove dhe për atë kohë ka qenë guxim i madh sa me dërgu një tanksë ushtarake. E di qe je takuar edhe me Xh. Shatrin sipas të gjitha gjasave! Respekt të pafund Profesor për punën tënde atdhetare dhe intelektuale! Shumë të fala mik i çmuar!

Një shekull, dhuna e represioni nuk është ndal

Në vazhdimësi, pa ndërpre, në forma të ndryshme okupatori serb shtriu dhunën e represionin ndaj shqiptarëve. Shovinizmi serb thell prekte, i lëndonte, merrte shpirtin, zemren dhe jetën e shqiptarëve. Si rezultat i dhunës që aplikonte, për çdo ditë, jeta e shqiptarëve u bë e pasigurt. Me programet e mekanizmat, hegjemonizmi serb donte të e shfaros popullin shqiptar. Politika serbe kundër shqiptarëve ka histori të gjatë, sa të ekzistojnë bota, serbët kurr nuk do të jenë njerëz normal, janë armiq të përhershëm.

Për shkak të dhunës dhe rrezikimit të jetës së shqiptarëve kam shkruar, trajtuar tema të cilat me politikat serbomëdha donin të e zhdukin ekzistencën e Kosovës: 1. Shqiptarët detyroheshin të shërbejnë në ushtrinë jugosllave. Aty, rinia shqiptare përjetoi tmerrin dhe mizoritë ç`njerzore. Ushtarët shqiptar i angazhonin në punët të rënda e të rrezikshme. Shumë ushtar pa ndonjë arsye, individ e në grupe, me procese të montuara politike, i denuan me shumë vite burg. Gati, në të gjitha kazermat serbosllave, ushtarët shqiptar i vran, familjet e tyre nuk i lejonin t`i hapin arkivolet e bijve të tyre, ishte trishtim dhe humbje e madhe për rininë dhe familjet e tyre. Për tragjedinë e rinisë shqiptare e shkruajta punimin “Ushtarët shqiptar në armatën e Jugosllavisë nën maltretimin e shovinistëve serb”(Viti 1987. faqe 174) dhe më von fragmentin ”Si të kujdesemi për ushtarët tanë”(Bashkimi Nr. 5. Viti I, prill 1991).

Nga kontributet edhe të tjerëve, suksesi ma i madh i organizimit ishte se nga viti 1991, definitivisht asnjë ushtar shqiptar nuk shkoi me shërbye në një ushtri të huaj, tërsisht është bojkutuar, ishte fitore e madhe.

Historikisht Serbia hartoi programe e projekte për serbizimin e Kosovës përmes kolonizimit, duke sjellur në Kosovë kolonizator serb e malazez. Kjo politikë rezultonte ndryshimin e strukturës së popullësisë dhe sundimin e saj. Gjatë viteve të 80-ve, me qëllim të e sundoj e riokupoj më lehtë Kosovën, politika hegjemoniste serbomadhe lansoi programin për kolonizimin e saj. Pas një pune të lodhshme shkrova punimin me titull: ”Programi Jugosllav për Kosovën, forma më poshtruese e kolonizimit e skllavrimit të popullit shqiptar. Në këtë punim janë përfshirë format e realizimit të këtij programi të Serbisë për të e rikonolizuar e ripushtuar Kosovën. Për të e maskuar këtë projekt, Serbia e kriminalizuar, e emërtoi si program jugosllav për Kosovën, gjaja se këtu janë të përfshirë e dhe njësitë tjera që e përbënin ish Jugosllavinë (Viti 1989).

  1. Nga aspekti ekonomik, Kosova ishte regjioni më e pazhvilluar. Serbia lansoi politikën për punësimin e serbëve, buxheti i Kosovës plaçkitej, ndërmarrjet publike e shoqërore janë menaxhuar nga vet çetnikët, etj.

Për këto politika që janë aplikuar në ekonominë e Kosovës dha format e tjera plaçkitjeve e të rrënimit të saj, kam shkruar punimin “Rrënimi i ekonomisë së Kosovës nga Serbia nga viti 1981- 1990”(Viti 1990, Zvicër).

Si përfundim të këtij punimi, që mund të jetë material vëllimor, kur të i paraqesin kujtimet dhe rrëfimet veprimtarëve të shumtë të cilët kanë shkruar shpërndar dhe lexuar shtypin ilegal, shtrohet pyetja: Cilët akter, veprimtar kontribuan për qështjen kombëtare, njëherit kanë sakrifikue, rrezikuar por edhe kanë pasur pasoja nga regjimin serbosllav, ata që kanë shkruar, të cilët i kanë shpërndar apo ata të cilët kanë lexuar shtypin ilegal, në përfundim japim këto konkluzione:

  1. Shkruesit e artikujve në shtypin ilegal kanë dije, janë kontribues të mëdhej për qështjen kombëtare, të gatshëm për sakrificë dhe të pregaditur për pasojat, vetëm e vetëm të realizohet kauza madhore kombëtare, vetëm e vetëm të fitohet Liria dhe Shteti.

  1. Shpërndarësit e shtypit ilegal kanë pasur guxim, edhe pse të rrezikuar, por të gatshëm për sakrificë, vetëm e vetëm t`i realizojnë objektivat për realizimin e qëllimeve, të kontribojnë për qështjen kombëtare.

  1. Lexuesit e shtypit ilegal kanë qenë të vendosur, të gatshëm për sakrificë, por që gjatë leximit përfitonin informata të zhvillimeve e rrjedhave për proceset e qështjes kombëtare.

  1. Në fund, vërtetohet se kontributi i tre akterëve, të veprimtarëve është i përbashkët, i pa ndashëm e zingjiror në zgjidhjen e kauzës së qështjes kombëtare. Në kuptimin ma të plot të kësaj tematike, akterët e shtypit ilegal, kontribuan shumë në ngritjes e vetëdijes dhe në frymëzimin e masave për atdhedashuri.

13.02.2023

Prishtinë

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …