leoni

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Prokuroria e Gjykatës Speciale dhe avokatët pajtohen që procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së të fillojë më 3 prill

Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, ka bërë me dije se deri më tani ka siguruar mbi 300 dëshmitarë në rastin kundër ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi. Këta katër krerë të UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, pasi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat e pa bazuara, të fabrikuara dhe të pafaktuara. Prokuroria dhe pala mbrojtëse kanë thënë se pajtohen që procesi gjyqësor të nisë më 3 prill. Prokuroria ka njoftuar  se i duhen rreth 600 orë për paraqitjen e të gjitha provave – deri kah fundi i vitit 2024 apo fillimi vitit 2025 – ashtu që të ketë proces të drejtë gjyqësor. Mbrojtja, në anën tjetër, ka kërkuar që procesi të mos zgjasë pafund dhe i ka kërkuar gjykatës që të shkurtojë kohën e paraqitjes së provave nga Prokuroria.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …