Ka filluar me tension seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë pasi deputet e Partisë Demokratike të pranishëm në seancën plenarë kanë reaguar kundër vendimit të përjashtimit të 12 deputetëve të opozitës. Në seancë deputetë demokratë kanë protestuar duke fryrë bilbilin dhe bllokuar foltoren. Ndërkohë punonjësit e Gardës janë vendosur në rresht për të shmangur përplasjet. Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt që të zbatojë rregulloren, dhe sipas tij të kalojë në rend dite kërkesë-përgjigjet e kërkuara me kryeministrin Edi Rama, mocionin me debat dhe çështjen për Komisionin Hetimor. Pas fjalës së Alibeajt, deputetët e opozitës kanë vijuar të fryjnë bilbilat, ndërsa fjalën e mori Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …