Në Mitrovicë ka filluar kolonia mbarëkombëtare e piktorëve “Mitrovica art colony”

Ka filluar kolonia mbarëkombëtare “Mitrovica art colony”, me artistë nga Shqipëria, Maqedoni dhe Kosova.

Në koloni po marrin pjesë artistë si Buron Kaceli, Abdullah Gjongecaj, Zaim Elezi dhe shumë artistë të tjerë nga  Durrësi, Tirana, Tropoja, dhe qytete tjera të Kosovës.

Kolonia ka filluar më 30 maj, ndërsa që piktorët kryesisht po pikturojnë në ambientet e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë, motive të ndryshme dhe pjesë të lagjeve të qytetit, ndërkohë që disa piktorë po pikturojnë modele me veshje kombëtare.

Për katër ditë rresht, piktorët do të pikturojnë vepra të ndryshme, ndërsa  hapja e ekspozitës me këto punime do të bëhet të enjten, më 02.06.2016, në ora 18:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …