Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se Prokuroria duhet t’i marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti e ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit,. Ai tha se rrjedhimisht porosia e tij për Albulena Haxhiun është është që të kryejë punën e saj si ministre që ka obligim para qytetarë dhe para deputetëve.“Ajo dje deklaroi se grupi parlamentar ka vendosur që të bëhet shkarkimi im, kjo është një gënjeshtër e pastër sepse s’ka vendim nga GP për shkarkim, s’ka votim e vendim. Rrjedhimisht kjo e bën që ajo të lëshojë një të pavërtetë përderisa zonja Haxhiu duhet të jetë e përgjegjshme dhe me përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur në ministrinë që ajo drejton”, shtoi ai.“Prokuroria duhet ta marrë në pyetje: Albin Kurti, Deona Mihajli, Albulena Haxhiu, Nazlie Balaj dhe Flora Bogaj Bajrami”. Haki Abazi është larguar nga pozita e Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, me rekomandim të partisë së tij Lëvizjes Vetëvendosje, dhe vend të tij, Kryetare e këtij komisioni do të jetë deputetja e VV’së, Arbëresha Kryeziu-Hyseni. Ai u zëvendësua edhe në Komisionin për Stabilizim-Asocim, me deputetin Dimal Basha. Votimi për zëvendësimin e tij u bë në ditën kur Abazi doli me akuza të rënda për partinë e tij për rastin Dehari e “ngufatje të zërit të deputetëve”.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …