Në kuadër të aktiviteteve në prag të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, u mbajt Kuizi i Diturisë në lëndën e Historisë me nxënësit e klasave të XII-a të komunës së Rahovecit. Në një garë të ngushtë dhe interesante ndërmjet ekipeve, vendin e parë e fituan nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “Ukshin Hoti” me 28 pikë, ndërsa vendin e dytë e fituan nxënësit e Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji”, me gjithsej 26 pikë.