Kryetari Latifi takoi Drejtorin Rajonal të Policisë në Gjakovë, kolonelin Lumni Graishta dhe Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, kapitenin Fazli Morina

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ishte në një takim joformal pune me Drejtorin Rajonal të Policisë në Gjakovë, kolonelin Lumni Graishta dhe Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, kapitenin Fazli Morina, me të cilët bashkëbisedoi për çështjet e sigurisë dhe të rendit publik në të gjithë zonën e përgjegjësisë, në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për aktivitetet që po organizohen në Rahovec, duke përfshirë edhe Final 8, garat për Kupën e Kosovës, të cilat po mbahen në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec. Kryetari Latifi është njoftuar nga Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë dhe Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, që janë marrë të gjitha masat e nevojshme për festimin e 15 – vjetorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në mënyrë sa më të dinjitetshme, ashtu siç është dita vetë. Në fund kryetari Latifi i ka falënderuar për punët korrekte dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm!

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …