Kandidati për kryetar të Serbisë, Nikola Sanduloviq ka deklaruar se Kosova është pavarësuar që në vitin 1999

Kandidati për kryetar të Serbisë, Nikola Sanduloviq ka deklaruar se Kosova është pavarësuar që në vitin 1999

Kandidati për kryetar të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, ka shprehur hapur qëndrimin e tij, duke thënë se Kosova është pavarësuar që në vitin 1999. Ai ka deklaruar se është një politikan që mbështet pavarësinë e Kosovës dhe që ka ardhur për të ofruar zgjidhjen historike, si shembull për zgjidhje të tjera në Evropë.  Prania këtu dëshmon se ju keni përparuar dhe keni merituar një vend në shoqërinë demokratike”, tha Sanduloviq, për RTK. Ndërkaq, i pyetur se si pranohet ideja  e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në Serbi, Sanduloviq theksoi se atje nuk ka hapësirë të deklarohet lirshëm e hapur në mediat serbe. Kurse lidhur me rezolutën 1244, ku thuhet se Kosova si pjesë e Jugosllavisë, në një kohë që ai shtet ishte zhdukur, nuk ekzistonte më dhe këtë fakt, sipas tij nuk guxon ta thotë askush.  Ai përmendi edhe provokimet e rënda nga kundërshtari i tij politik, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte bërë disa atentate ndaj Sanduloviqit deri edhe helmimin me sarin. Kandidati për president të Serbisë nga Partia Republikane e Serbisë, Nikola Sanduloviq, është pritur në takim  nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …