Memli Krasniqi në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës vizitoi familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Memli Krasniqi në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës vizitoi familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e ka nisur ditën duke i vizituar familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai ka shkruar se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi finalizuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për liri, si dhe pas çlirimit vazhduan punën për të jetësuar ëndrrën e çdo qytetari. “15 vjet shtet! Nder e krenari që shënimin e datës historike të 17 Shkurtit, ta filloj me vizita te familjet e heronjve të luftës dhe të paqes, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke qenë pjesë e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, finalizuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për liri, si dhe pas çlirimit vazhduan punën për të jetësuar ëndrrën tonë për shtet të pavarur e sovran, demokratik e të zhvilluar. Kontributi i tyre nuk u kufizua në një etapë të vetme historike. “Misioni i tyre për t’i dalë zot Kosovës ishte dhe mbetet i përhershëm. Edhe pse sot çlirimtarët janë larg familjeve të tyre dhe larg nesh në misionin e tyre për të dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së, me mendje dhe me zemër ata i kemi përherë pranë, ka saktësuar, me këtë rast, Memli Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …