Për manifestimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare

Pol Williams: Vlerësojmë faktin që miliona qytetarë të Kosovës jetojnë në një vend të pavarur dhe përcaktojnë vetë fatin e tyre politik

Profesor i Universitetit Amerikan në Uashington dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare, Pol Villiams është angazhuar me çështjen e Kosovës qysh para 30 vjetësh. Ishte këshilltar për delegacionin e Kosovës në Rambuje dhe më pas ndihmoi me ekspertizë për hartimin e kushtetutës së re të Kosovës, si edhe në negociatat për statusin përfundimtar. Profesori, Williams,  foli për Zërin e Amerikës  lidhur me arritjet dhe sfidat në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.  Në pyetjen se cilat kanë qenë sukseset e Kosovës  dhe cilat janë disa nga sfidat që mbeten? Profesori  Paul Williams tha se  Në Kosovë, por edhe çdo vend tjetër sot ka sfida, shqetësime dhe ankthe. Por ta kujtosh se me çfarë po përballeshin njerëzit në vitet ‘90 në Kosovë, po t’u thoshe në atë kohë se një ditë Kosova do të bëhej shtet i pavarur, askush nuk do të të kishte besuar. Ishte një regjim pranë aparteidit. Ishte shtypje nga regjimi serb. Gjatë luftës  kishte paraushtarakë serbë dhe krime qeveritare kundër njerëzimit. Bëhej fjalë vetëm për mbijetesë fillimisht gjatë qeverisjes paralele dhe aparteidit të viteve ’90 dhe më pas gjatë luftës, njerëzit thjesht përpiqeshin të mbanin gjallë veten dhe familjen e tyre. Dhe pastaj Kosova u fut në rrugën e pavarësisë dhe shumë nuk e besonin realisht se do të bëhej e pavarur.  Kosova u bë shtet i pavarur dhe e them këtë sepse në 15-vjetorin ia vlen të ndalemi dhe të kuptojmë se sa përpara ka ecur Kosova. Po, ka sfida dhe ne do të flasim për to. Por duhet të ndalemi një moment dhe të vlerësojmë faktin që miliona kosovarë jetojnë në një vend të pavarur dhe mund të përcaktojnë vetë fatin e tyre politik, ka thënë mes tjerash profesori Pol Williams.

Kontrolloni gjithashtu

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …