Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

BE: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq kanë pranuar të takohen në Bruksel më 27 shkurt

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thirrur për 27 shkurt në Bruksel takim në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Anadolu. Siç bëhet e ditur nga një komunikatë për media e BE-së, “pjesëmarrjen e kanë konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”. BE-ja thotë se në këtë takim, temë e diskutimit do të jetë propozimi evropian për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, i njohur edhe si propozimi franko-gjerman. Fillimisht Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohen me liderët ndaras dhe më pas do të ketë një takim të përbashkët trilateral. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq nuk kanë zhvilluar takim në kuadër të dialogut të Brukselit që nga nëntori i vitit 2022. Vitin e kaluar, Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua propozimi evropian, ose siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …