Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Kjo ka ndodhur pikërisht në ditën kur Kosova feston 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Vendimi është nxjerrë nga kryetari i Trupit Gjykues, Çarls Smith. Zyra e Prokurorit më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar dhe të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku ata ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Vazhdimi i paraburgimit ndodhi kur gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe Zyra e Prokurorisë ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar. Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Po kështu ishte deklaruar i pafajshëm edhe Kadri Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor, të vitit 2020.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …