Ish-gjenerali i Ushtrisë famëkeqe jugosllave e serbe, Zdravko Ponosh, konstaton se Serbia është në proces anestezie për Kosovën, sepse po pret që t’i amputohet Kosova, duke u shprehur se pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk mund t’i rezistojë, për shkak të mentorëve të huaj. Ponosh, është kryetar i Lëvizjes Serbia Qendër. Ai thotë se Perëndimi, nuk kërkon pëlqimin tonë. Ata e bënë atë në vitin 1999. Serbia mund t’i rezistojë kësaj, por Vuçiq nuk mundet. I takon pushtetit serb të vendosë se kush do të nënshkruajë në emër të Serbisë propozimin franko-gjerman lidhur me shkëputjen e Kosovës. Sipas tij, Vuçiq tani është në angazhim të mobilizimit të elektoratit të tij, sepse më 27 shkurt do të ketë takim e përqafim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, tha mes tjerash gjenerali serb në pension, Zdravko Ponosh.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …