Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje ka qëndruar në Gjermani, ku ka takuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. Këto takime, Vuçiq i ka zhvilluar në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Vuçiq takimin e ka quajtur serioz dhe korrekt, ndërsa duke folur në përvjetorin e 15 të pavarësisë së Kosovës, ka thënë se Serbia ka në posedim edhe një notë tërheqjeje të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga një tjetër shtet. “Bisedimet ishin të mira, por asgjë e madhe nuk mund të ndodh. Duke e pasur parasysh të gjithë këtë, është mirë që ne shpjeguam pozicionin tonë. Ne kemi një dispozicion edhe një tjetër notë të tërheqjes së njohjes, por në pajtim me shtetin përkatës, do të presim deri më 23 ose 24 shkurt”, ka thënë Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …