leoni

Me urdhrat e ministres, Donika Shvarc, ambasadori, Skënder Durmishi, ftoi Sali Berishën në pritje për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Ambasada e Kosovës në Tiranë organizoi më 15 Shkurt pritjen e saj zyrtare me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë. Ajo që ra në sy në pritje, ishte mungesa e shumë ambasadorëve të perëndimit në Tiranë dhe politikanëve të rëndësishëm shqiptarë, përveç Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili pas kësaj do nisej për vizite zyrtare në Kosovë. Një protokoll i tillë nuk është parë kurrë gjatë këtyre 15 viteve. Dhe shkaku duket se ka qenë vetë protokolli i Ambasadës. Nën udhëzimet e ministres Gërvalla, ambasadori i Kosovës në Tiranë Skënder Durmishi, ka bërë të njohur gjithandej se ndryshe nga Ambasadat e tjera të perëndimit, ai e ka ftuar Sali Berishën në pritje, si kreu i Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Kjo ka shkaktuar reagime tek shumë diplomatë të perëndimit në Tiranë, të cilët nuk duan të kenë kontakte me Berishën. Sidomos kjo, sa i takon Ambasadës amerikane, vend në të cilin Berisha është i përcaktuar si i padëshiruar nga Departamenti i Shtetit, i shpallur non grata. Në pritje pikërisht, mungoi ambasadorja amerikane, një gjë e paprecedente në historinë e raporteve të Amerikës me Kosovën. Më tej munguan shumë ambasadorë të Perëndimit përveç atij të Gjermanisë, Austrisë dhe Britanisë së Madhe, të cilët ndoshta nuk kishin informacione për ftesën që iu kishte bërë Sali Berishës, i cili nuk ka marrë pjesë në festën e organizuar, pasi ka pasur drojën se mund të “poshtërohej” dhe do ishte i izoluar në ngjarje, duke mos i folur kush. Por edhe pa shkuar, dëmin ai e shkaktoi! Prej kur është shpallur non grata nga Amerika  dhe Britania e Madhe, Sali Berisha nuk ftohet nga asnjë ambasadë e Bashkimit Evropian, apo nga ajo amerikane dhe nuk merr pjesë në asnjë aktivitet të tyre. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …