leoni

Kryeministri, Albin Kurti bashkë me ministren e Jashtme, Donika Shvarc janë takuar sot në Mynih me kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Kryeministri, Albin Kurti,  bashkë me ministren e Jashtme Donika Shvarc,  kanë  takuar sot në Mynih kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe shefen e diplomacisë franceze, Catherine Colonna. Bëhet e ditur se gjaçë këtij takimi është biseduar për raportet Kosovë-Serbi dhe për përgatitjet që po bëhen për takimin e radhës, më 27 shkurt  në Bruksel. U diskutua  edhe për propozimin franko-gjerman të cilin Qeveria e Kosovës thotë se tashmë e ka pranuar si bazë të mirë për diskutime të mëtejme  dhe kornizë solide për të ecur përpara. Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se Qeveria e Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …